Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Dështimi i Brexit, Theresa May jep dorëheqjen

Nga A2 CNN
24 Maj 2019, 11:21 | Bota
Dështimi i Brexit, Theresa May jep dorëheqjen

Theresa May dorëhiqjet nga posti i kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar dhe drejtimi i Partisë Konservatore.

Në një deklaratë në Doëning Street, May tha se ka bërë maksimumin që të nderonte referendumin popullor që vendosi, duke shtuar se do t’i ngelë peng fakti që nuk arriti dot ta përmbushte Brexit-in.

Vendimi vjen pas 3 viteve në drejtim të ekzekutivit dhe është nxitur nga presionet e shumta gjithmonë e në rritje dhe nga kundërshtimi i ashpër i ujdisë së saj për Brexit-in.

May do të largohet përfundimisht nga udhëheqja e qeverisë dhe Partisë Konservatore më 7 qershor.

“Kam bërë më të mirën time për Brexit-in. Negociova kushtet e largimit dhe marrëdhënien e re me fqinjin tonë më të afërt, të cilat mbrojnë vendet e punës, sigurinë tonë dhe vendin. Bëra gjithçka që munda për t’i bindur ligjvënësit të mbështesnin ujdinë, por nuk ia dola. E provova tre herë dhe dështova. Dukshëm është në interesin më të mirë të vendit që një kryeministër i ri të drejtojë këtë përpjekje”, deklaroi May.

Njoftimi i May hapi zyrtarisht garën për ta zëvendësuar atë në drejtim të funksioneve që mbante. Lidershipi konservator do të nisë punën javën e ardhshme për të caktuar pasuesin e kryeministres. Zëvendësuesi i May do të shtyjë përpara divorcin me Bashkimin Europian. Dorëheqja e May do të thellojë krizën për Brexit-in, ndërsa lideri i ri pritet të shtojë përçarjet dhe konfrontimet me Unionin.

Gjithashtu, ekziston rreziku që Britania të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në fund të konferencës, duke përmendur privilegjin e veçantë që pati me drejtimin e qeverisë, May nuk i përmbajti lotët.

A2 CNN Livestream

Dita jonë