Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Dështimi i skemës së pensioneve, ekspertja Shahini: Të hartohen strategji që përmirësojnë nivelin e jetesës

Nga A2 CNN
14 Janar 2022, 20:26 | Ekonomi
Dështimi i skemës së pensioneve, ekspertja Shahini: Të

Skema deficitare e pensioneve ka shkelur një nga parimet e buxhetit të shtetit dhe për këtë ka ndikuar informaliteti i lartë, largimi i fuqisë punëtore jashtë vendit si edhe mungesa e dëshirës për të gjetur zgjidhje nga ata që ata që hartojnë politika. Kështu u shpreh në studion e A2 Business News, ekspertja e ekonomisë Elona Shahini.

“Ajo që vihet re ndër vite skema e pensioneve ka rezultuar deficitare duke shkelur një nga parimet e buxhetit të shtetit që këto buxhete supozohet të jenë të ekuilibruara, që të financojnë veten e tyre, por ajo që ndodh është që gjysma financohet nga buxheti i shtetit nga tatimet dhe taksat. Është një deficit i krijuar si pasojë e deficencës së skemës pavarësisht reformave dhe nivelin e kontributeve që duhet të japin ata që janë në marrëdhënie pune. Elementi kryesor është informaliteti që ulet numri i kontribuesve, tjetër është largimi i fuqisë punëtore nga vendi dhe të rinjve që ul numrin e kontribuesve. Është dhe mungesa e dëshirës për të gjetur zgjidhja nga ata që hartojnë politika”.

Sipas saj skema e pensioneve ka dështuar dhe duhet të kërkohen strategji të reja ose ndryshime në ligj. Ajo sugjeron bashkëpunimin shtet-privat.

“Ke plakje të popullsisë që kërkon një fond të shtuar në fondin e sigurimeve. Kemi një indeksim të pensioneve çdo vit me 2-3%, në varësi të reformës, ke një normë shëndetësore e shoqërore të pandryshuar pavarësisht ndryshimit që pëson paga minimale. Informaliteti është prezent si me pagat, mungesat e regjistrimit të biznesit dhe përkthehet drejtpërdrejt në mungesë në këtë fond. Fakti që ke një nivel pensionesh apo leje e lindjes lidhet shumë me nivelin e kontributit. Unë e konsideroj të dështuar. Bashkëpunimi shtet privat është një skemë që vendet e BE kanë filluar ta aplikojnë dhe ka rezultuar më efektive për sa kohë që paratë që siguron nga skema buxhetore bashkë me atë privat sigurojnë një nivel më të mirë jetese. Nëse skema aktuale është me deficit dhe gjysma financohet nga buxheti i shtetit duhet një ndryshim ligjor ose strategji që të kthehen në përfitime afatgjata ose të përkohshme për individin”.

Duke theksuar se kjo skemë e dështuar ka pasoja për ekonominë, Shahini shprehet se duhet të ndërmerren reforma që e përmirësojnë nivelin e jetesës dhe jo ta përkeqësojnë atë.

“Nëse i referohemi pagesave të përkohshme për papunësi ose leje lindje reforma 2017 rezultoi e pasuksesshme që ishte 80% e pagës neto që merrte para lejes së lindjes që ishte absurde. Ti nuk mund të prekësh nivelin e jetesës dhe jo ta përkeqësosh atë. Qëllimi i reformave duhet të jetë ky. Ka pasoja për ekonominë pasi në vend që të shkonin për investime më të mira publike shkojnë në një skemë jo efektive”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë