Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Dështon votëbesimi për qeverinë në RMV: Zhduket deputeti i lëvizjes Besa, opozita nuk siguron dot numrat

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2021, 11:16 | Ballkani
Dështon votëbesimi për qeverinë në RMV: Zhduket

Opozita nuk i siguroi dot votat e nevojshme për mocionin e votëbesimit të qeverisë. Pas një dite me zhvillime dramatike, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, mbylli seancën në mesnatë duke konstatuar mungesën e korumit të nevojshëm për të votuar nismën.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut numëron 120 deputetë dhe për t’u mbajtur seanca nevojitet prania në sallë e 61 deputetëve, aq sa nevojiten edhe për mocionin e mosbesimit të qeverisë. Deri në seancën e së enjtes, opozita e kryesuar nga VMRO-DPMNE pretendonte se i kishte numrat për rrëzimin e qeverisë, por në mënyrë të papritur Kastriot Rexhepi, deputeti i lëvizjes BESA, që ka qenë pjesë e qeverisë që po mbështet mocionin kundër saj, njoftoi përmes një postimi në Facebook se nuk do të merrte pjesë në seancë. Opozita akuzon qeverinë për atë që e quajtën rrëmbim i Kastriot Rexhepit.

 “Sot në Maqedoni është nëpërkëmbur demokracia. Sot pamë se si regjimi është transformuar një regjimin më kriminal të parë ndonjëherë në Evropë dhe për këtë të gjithë do të mbajnë përgjegjësi, më shpejt sesa që ata mendojnë. Një deputet u rrëmbye, telefonat celularë u konfiskuan nga ligjvënësit dhe të njëjtit u mbyllën në parlament që të mos kenë asnjë kontakt me jashtë dhe në këtë mënyrë ky pushtet në mënyrën më brutale shkeli mbi demokracinë”, tha nënkryetari VMRO DPMNE, Aleksandër Nikollovski.

Nënkryetari i VMRO-së shtoi se pas ngjarjeve të ditës së enjte, Maqedonia e Veriut ka hyrë në krizë të thellë politike dhe të sigurisë prandaj, sipas tij, zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mënyra e vetme për kthimin e stabilitetit në vend.

Kryetari i Lëvizjes, Besa Bilal Kasami, tha më herët se besonte që Rexhepi ishte ndaluar dhe kërkoi garanci për sigurinë e tij.

Jovan Mitreski nga Lidhja Social-Demokrate hodhi poshtë pretendimet e opozitës për kërcënim apo presione, duke theksuar se ajo ka dështuar në sigurimin e numrave për rrëzimin e qeverisë.

“Gjithçka që po ndodh në Kuvend është dëshmi për disfatën e Mickovskit në Kuvend. Ai gënjeu se ka shumicën, përkundër kësaj shumica aktuale parlamentare do të rritet. Për këtë dështim ai nuk duhet t'ia hedhë fajin tjerëve. Ai vetëm për të ardhur në pushtet u bashku me ata që janë anti NATO, anti BE-së. Ai nuk ka koncept për shtetin dhe të ardhmen e qytetarëve. Populli është gënjyer. Ai nuk ka shumicë andaj edhe duhet të dalë dhe të kërkojë falje para qytetarëve”.

Ndërkohë, deputeti i lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi, i cili ka bllokuar punimet e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, është paraqitur me një video regjistrim në rrjetin social Facebook duke theksuar se ai nuk mori pjesë në seancën e Kuvendit pasi nuk dëshironte të jetë në anën e atyre, që sipas tij janë kundër NATO-së dhe BE-së.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani