Detaje nga vrasja në ish-bllok, Ervin Mata tregon përplasjen me armë

Pas rreth 5 muajsh në kërkim Ervin Mata u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës për të sqaruar pozicionin e tij lidhur me ngjarjen e 4 tetorit në zonën e ish-bllokut. Sipas burimeve, Mata ka deklaruar në polici se ai nuk ka qëlluar dhe u largua nga lokali sapo u dëgjuan të shtënat me armë zjarri. Mata u dorëzua tek blutë e kryeqytetit në prani të avokatit të tij. Gjatë marrjes në pyetje, 31-vjeçari tha se nuk kishte qëlluar dhe as nuk kishte parë se kush qëlloi në drejtim të viktimës Fabian Gaxha.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN