Detaje nga vrasja në Pejë, dy zyrtarët e PDK qëlluan ndaj njëri-tjetrit

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Pejë ku humbën jetën kandidati për kryetar i komunës nga radhët e PDK, Astrit Ademaj, dhe zyrtari tjetër i kësaj partie, Blerand Kadrijaj.

Nga hetimet e deritanishme mësohet se të dy personat kanë qëlluar ndaj njëri-tjetrit me pistoletë në ambientet e një lokali, pranë shkollës së mesme “Ali Hadri”, duke humbur jetën.