Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Dezinformimi mbi vaksinat, teoritë e konspiracionit stepin shqiptarët të mbrohen nga Covid-19

Nga A2 CNN
12 Janar 2022, 12:27 | Aktualitet

Përveçse vendi i dytë me nivelin më të ulët të vaksinimit në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria renditet edhe si vendi me normën më të lartë të besimit te teoritë e konspiracionit rreth vaksinave dhe Covid-19. Një sërë studimesh rajonale, përfshi një vrojtim nga organizata “Grupi Këshillues i Politikave të Ballkanit në Europë”, i renditin qytetarët e Shqipërisë si popullatën më të cenuar nga dezinformimi mbi virusin.

Në këtë aspekt, vendi lë pas Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën, Malin e Zi dhe Serbinë. I njëjti studim e vendos Shqipërinë pranë kreut të listës rajonale, sa i takon refuzimit apo hezitimit të popullatës për t’u vaksinuar.

Vrojtimi nga organizata “Grupi Këshillues i Politikave të Ballkanit në Europë”
https://a2news.com/2022/01/11/1-vit-shqiperia-buzeqesh-renditemi-te-parafundit-ne-rajon-per-nivelin-e-vaksinimit/

Por a ka një lidhje të drejtpërdrejtë ndërmjet besimit të teorive të konspiracionit dhe mosvaksinimit?

Silva Bino, Shefe e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, fajëson pikërisht teoritë e komplotit për nivelin e ulët të vaksinimit në Shqipëri.

“Pseudoekspertët, të cilët u bënë të njohur vetëm gjatë Covid-it, dhe kur të mbarojë do t’i harrojnë sëmundjet infektive, pra që nuk kanë asnjë lidhje me to, të cilët para ca kohësh thanë se të gjithë shqiptarët e kanë kaluar Covid-in dhe nuk do të ketë më”, thotë ajo për A2 CNN.

https://a2news.com/video/vaksine-ose-pa-pune-qytetaret-dyshues-per-zbatimin-e-vendimit/

Një mendim të ngjashëm ndan edhe Drejtori i Përgjithshëm i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. “Pamë që në një vit të tërë, do të sëmureshin, do të kishte fertilitet, do të kishte njerëz me katër këmbë e me katër duar... Nuk kemi asgjë nga këto”, thotë Brataj.

Ekzistojnë një sërë studimesh ndërkombëtare që tregojnë lidhjen ndërmjet teorive të konspiracionit dhe nivelit të vaksinimit të popullatave. Por faktorë të tjerë me ndikim mund të jenë edhe niveli i besimit dhe respektimit të institucioneve të një vendi. Fantazitë mbi rrezikun e vdekjes prej ndërhyrjes tek ADN-ja nga vaksinat anti-Covid, apo edhe ndikimi negativ te steriliteti dhe lindshmëria, janë ndër teoritë e konspiracionit më të përhapura në Shqipëri.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli