“Dhe sinjale nuk pati…”, në 5 vite vetëm 47 denoncime për korrupsion në administratë

Ligji për sinjalizuesit, nisma e imponuar kryesisht nga ndërkombëtarët ndaj qeverisë për të mbyllur shtigjet e korrupsionit dhe rritur transparencën, mund të konsiderohet e dështuar. Pas më shumë se katër vitesh nga hyrja në fuqi, të dhënat nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave tregojnë se vetëm 47 punonjës në administratën publike raportuan raste të dyshuara korrupsioni.