Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Dhjetëra breshka të ngordhura në Vlorë, shkak, trafiku detar dhe ngrohja globale

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2020, 12:04 | Aktualitet
Dhjetëra breshka të ngordhura në Vlorë, shkak, trafiku detar

Muajt e fundit në brigjet e bregdetit shqiptar janë shënuar disa dhjetëra raste të daljes në breg të specieve të rralla detare, shumica e të cilave kanë qenë të ngordhura.

Në të shumtën e rasteve, këto specie kanë qenë lloje të ndryshme të breshkave, të cilat janë të mbrojtura edhe në konventat ndërkombëtare.

Më i prekur nga ky fenomen ka qenë bregdeti i gjirit të Vlorës. Kryeinspektori i administrimit të zonave të mbrojtura tregon shkaqet e këtij fenomeni shqetësues.

“Viti 2019 ka qenë viti më i vështirë për monitorimin e breshkave të detit. Kjo për arsye se numri i tyre i monitorimit ka qenë 11, nga të cilat 8 janë gjetur të ngordhura. Kjo ka ndodhur kryesisht në muajit shtator dhe tetor dhe kjo ka ndodhur për shkak të trafikut detar”, shprehet Nexhip Hyskolashaj, kryeinspektor i ADZM/Vlorë.

Nga ana tjetër, përveç trafikut detar edhe ngrohja e ujerave, si pasojë e ngrohjes globale, ka efektin e saj në këtë fenomen, thotë inspektori.

Ajo që mund të bëjnë autoritetet lokale, përgjatë bregdetit shqiptar, për të minimizuar këto fenomene është të paktën të mos ndotin më tepër ujërat e detit, por edhe të lumenjve që shkarkohen në det.

A2 CNN Livestream

Dita jonë