Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Dhomat e huaja të tregtisë i sugjerojnë qeverisë masat për kapërcimin e krizës

Nga A2 CNN
18 Mars 2020, 15:35 | Ekonomi
Dhomat e huaja të tregtisë i sugjerojnë qeverisë masat

Dhomat e huaja të tregtisë propozojnë plan masash lehtësuese për t’i ardhur në ndihmë bizneseve. Dhoma italiane dhe amerikane janë në një linjë kur i sugjerojnë qeverisë që të shtyjë afatin për depozitimin e pasqyrave financiare vjetore. Pezullimi ose eleminimi për të paktën 3 muaj i pagesës së taksave dhe kontributeve të tjera të detyrueshme për bizneset, turizmin dhe punëmarrësit.

Për të shangur pushimet masive nga puna në rast se bizneset detyrohen të mbyllen përkohësisht, Dhoma Italiane sugjeron.“T’u lejohet shoqërive, në rast bllokimi të aktivitetit, nxjerrja e të gjithë punonjësve në asistencë sociale, pa qenë e nevojshme të aktivizohet procedura e pushimit nga puna. Kjo do t’i jepte punonjësve mundësinë për të mos humbur vendin e punës dhe në të njejtën kohë, të mund të marrin një pagë minimale të garantuar që mund të dyfishohet me kontributin e biznesit që i shtohet atij të shtetit”.

Ndërkohë, bizneset amerikane që operojnë në vendin tonë propozojnë dhe një zgjidhje tjetër: “Krijimin e një fondi të emergjencës që do të mundësojë akses në kapital (me anë të kredive të buta si dhe granteve) në mënyrë që bizneset të perballojnë efektin negativ të kësaj periudhe.”

Të gjitha këto pika kanë për qëllim, sipas dhomave, shmangien e kolapsit financiar, si pasojë dhe bllokimin e aktivitetit. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë