Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Diademat mbretërore, mes tyre dhe ajo e Lady Diana-s

Nga A2 CNN
1 Qershor 2022, 09:57 | Lifestyle
Diademat mbretërore, mes tyre dhe ajo e Lady Diana-s

Portrete mbretërore dhe kurora verbuese u shfaqen në Sotheby's në Londër si pjesë e ekspozitave të mbajtura për të shënuar Jubileun e platinit të Mbretëreshës Elizabeth. Shtëpia e ankandeve po zhvillon një program njëmujor të ekspozitave dhe ankandeve për këtë rast.

Në Sotheby's, veprat e artit duke përfshirë Portretin Armada të Elizabeth I, që përkujtojnë pushtimin e dështuar të Anglisë nga Armada spanjolle në 1588, dhe piktura e Elizabeth II e Andy Warhol në 1985, do të shfaqen së bashku me përshkrimet e monarkeve të tjera femra si Mbretëresha Viktoria.

Vizitorët do të mund të shohin libra dhe dorëshkrime të tilla si urdhri i vdekjes së Earlit të 7-të të Northumberland, i nënshkruar nga Elizabeth I dhe i vulosur me vulën e saj të fshehtë, si dhe një bibël kurorëzimi. Ndërkohë që më shumë se 40 diadema janë ekspozuar në një ekspozitë të veçantë, duke përfshirë diademën Spencer të veshur nga princesha e ndjerë Diana në ditën e saj të dasmës.

Të tjerat janë një diademë diamanti të viteve 1830, e projektuar si një kurorë gjethesh të vendosura me diamante, në një shenjë të modeleve të lashta romake, si dhe një diademë bruz të shekullit të 20-të.

A2 CNN Livestream

Dita jonë