Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Dialogu Kosovë-Serbi, ekspertët sugjerojnë një takim që ti paraprijë atij të 25 korrikut

Nga A2 CNN
20 Qershor 2021, 15:20 | Kosova
Dialogu Kosovë-Serbi, ekspertët sugjerojnë një takim që

Ndonëse u paralajmërua 25 korriku si data e ritakimit të kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç në kuadër të dialogut, gjithçka mbetet për tu konfirmuar nga palët pas dallimeve që u theksuan pas takimit të pak ditëve më parë.

Nga radhët e Vetëvendosjes thuhet se takimi i parë dështoi. Sipas Arbëresha Hysnit qasjet e të dyja palëve ishin shumë ndryshe.

“Qëndrimi dhe pozicionimi i kryeministrit në dialogun me Serbinë̈ ka qenë mjaft i qartë dhe ka treguar se ne jemi të gatshëm të tregohemi konstruktiv, derisa jemi brenda kornizave që ne konsiderojmë se nuk duhet të dalim.”

Sipas Hysenit pala kosovare u angazhua me shumë për këtë takim prandaj shkoi me katër propozime në tryezën e nivelit të lartë. Ndërsa Demush Shasha thotë se një takim i nivelit të ulët do të duhet të paraprinte tryezën e radhës për të vendosur pikat e agjendës.

“Ky raund negociatash pastaj diplomatike do të ishte le të themi përgatitje e terrenit për takimin e ardhshëm Kurti-Vuçiç, ku dy liderët dotë mund  të konfirmonin negociatat diplomatike, ose të mbyllnin një raund të dakordimeve që janë bërë, ose të përmbyllin gjithë raundin negociator”.

Megjithatë ka edhe analistë të tjerë si Afrim Hoti që kërkojnë që vendimmarrja të shtrihet në nivel më të gjerë.

“Nuk ka dilemë që kjo çështje është e ndjeshme dhe fjalën e fundit duhet të ketë Parlamenti i Kosovës, vendi ku mishërohen qëndrimet pro dhe kundër. Hartimi i një platforme dhe miratimi i saj nga parlamenti është domosdoshmëri sepse miratimi i saj do të paraqiste bazamentin e ecjes përpara të ekzekutivi kosovar.”

Deri në atë kohë pavarësisht propozimeve, qeveria Kurti është e bindur që pikat e saj janë të shqyrtuara mirë dhe kërkesa për asociacion nuk mund të merret më parasysh.

“Parimisht janë̈ dakorduar që të mbetet 25 korriku data kur do të jetë takimi i radhës, megjithatë̈ e dimë që nuk ka një konfirmim se nuk ka pasur pajtueshmëri për agjendën që pritet të jetë pjesë e dialogut.”

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani