Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Dialogu Kosovë-Serbi, palët pajtohen në Bruksel për marrëveshjen e energjisë

Nga A2 CNN
21 Qershor 2022, 15:11 | Kosova
Dialogu Kosovë-Serbi, palët pajtohen në Bruksel për

Kosova dhe Serbia u dakordësuan për zbatimin e marrëveshjes për energjinë në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Lajmin e konfirmoi i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Mirolsav Lajçak pas bisedimeve mes kryenegociatorëve të të dyja vendeve, Besnik Bilsimi dhe Petar Petkovic, në Bruksel.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo kanë miratuar Udhërrëfyesin e zbatimit të marrëveshjeve për energjinë, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara”, tha Lajçak.

Për arritjen e marrëveshjes ka shkruar edhe Besnik Bislimi në një postim në Twitter. “Më në fund, miratuam implementimin e Udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjeve për energjinë të viteve 2013 dhe 2015. Kjo mundëson faturimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës, sipas ligjeve dhe sistemit rregullator të Kosovës”, tha ai.

Qytetarët e komunave në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok -kryesisht me shumicë serbe – nuk e paguajnë energjinë prej dekadash. Udhërrëfyesi parashikon që Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës t’i lëshojë licencë për furnizim kompanisë nga veriu, Elektrosever, në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullatore të Kosovës.

Marrëveshja për energji ishte arritur në vitin 2013, e pastaj ishte konfirmuar edhe në vitin 2015. Takimet zhvillohen vetëm dy ditë para se samitit të liderëve të Bashkimit Europian dhe takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor. Sipas diplomatëve, arritja e një marrëveshje gjatë së martës ndihmon në krijimin e rrethanave për takim në nivel të lartë dhe për avancim të dialogut drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. Kurti dhe Vuçiç nuk janë takuar prej një viti, për shkak të asaj që BE-ja e sheh si mungesë të gatishmërisë së palëve për një marrëveshje.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli