Dialogu Kosovë-Serbi, Palmer: SHBA kërkon njohje reciproke

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer shprehet entuziast për rifillimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për portalin Balkan Insider, përfaqësuesi i posaçëm i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor thotë se Shtetet e Bashkuara duan të shohin një zgjidhje gjithëpërfshirëse që do t’i shërbejë jo vetëm vendeve në dialog, por të gjithë rajonit.