Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Dialogu Kosovë-Serbi, përfundon pa rezultat takimi mes Bislimit dhe Petkoviç

Nga A2 CNN
16 Maj 2023, 10:21 | Kosova
Dialogu Kosovë-Serbi, përfundon pa rezultat takimi mes Bislimit dhe

Përfundon pa rezultat raundi i ri i bisedimeve mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviç, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Sipas Bislmit, në agjendë ishte “gjithçka që ka të bëjë me zbatimin e “Marrëveshjes së Ohrit”. Ai konfirmoi se gjatë vizitës së javës së kaluar, i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak, dërgoi në Prishtinë dhe Beograd disa dokumente që kanë të bëjnë me kompetencat e mekanizmit për zbatimin e marrëveshjes, zbatimin e Deklaratës për të Zhdukurit, si dhe për qasjen e tij për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Në marrëveshjen që arritëm në Ohër thuhet qartë se asnjë nga nenet nuk mund të kushtëzojnë nenet e tjera dhe se të gjitha nenet do të zbatohen në mënyrë të pavarur. Po ashtu, thuhet se asnjëra palë nuk do të bllokojë zbatimin e ndonjë neni të caktuar. Ky është udhërrëfyesi për ne”, tha Bislimi.

Sakaq, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka konfirmuar se pala serbe ka insistuar në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, por që sipas tij, nuk është e lehtë të bisedohet me Prishtinën.

“Duhej të bisedonim për çështjet e rëndësishme, siç është zbatimi i mëtejmë i formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, çështja e të pagjeturve, por edhe për çështje të tjera të rëndësishme, si liria e lëvizjes apo sulmet e Policisë së Kosovës mbi serbët, por Bislimi nuk donte të jepte kurrfarë përgjigjesh konkrete. Gjatë gjithë kohës, me ndërhyrje të ndryshme përpiqej ta bënte të pakuptimtë rrjedhën e dialogut”, tha Petkoviq.

Ndërkaq, pas takimit Lajçak shkroi në Twitter se me palët ka diskutuar për rrugën përpara drejt zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve. Sipas tij, takimi i 15 majit, synoi që të qartësonte çështjet e hapura. “Diskutimet do të vazhdojnë”, theksoi ai. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli