Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Dialogu me Serbinë, Franko Egro: Kurti duhet të përgatitet shpejt dhe qartë

Nga A2 CNN
23 Mars 2021, 21:34 | Kosova
Dialogu me Serbinë, Franko Egro: Kurti duhet të përgatitet shpejt

Gazetari Franko Egro, në studion e “Absolut 4” në A2, deklaroi se kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, “duhet të përgatitet shpejt dhe qartë”, për dialogun me Serbinë, duke shtuar se dialogu duhet të jetë prioritet.

“Pritet forma që do të marrë ndërhyrja e SHBA-së në rebusin e dialogut me Serbinë. Kurti e di që dialogu është i rëndësishëm, në mbrëmjen e fitores ai e vlerësoi si prioritet numër 6 apo 7. Nga ana tjetër, ai e di se duhet të përgatitet shpejt dhe qartë për këtë dialog, që duhet të jetë prioritet. Kurti nuk duhet të jetë i izoluar dhe i vetëm. Kjo është çështje thelbësore dhe mendoj se edhe opozita duhet të ketë rolin e saj”, u shpreh Egro.

https://a2news.com/2021/03/23/nurellari-papergjegjshmeri-e-kurtit-fakti-qe-nuk-permend-ne-program-dialogun-me-serbine/

Sipas tij, “ajo që pamë nga Albin Kurti ishte epilogu i të gjithë mënyrës se si është zhvilluar fushata”.

“Lëvizja Vetëvendosje arriti të kuptonte dhe të sinkronizonte dëshirën e opinionit me atë që përfaqësojnë ata në vetvete. Ajo që më tërhoqi vëmendjen nga fjalimi ishte një lloj përulësie që manifestoi kundrejt marrjes së detyrës. Tashmë, është kryeministër dhe i lirë të bëjë ato që ka premtuar. Tani do të shohim se si do të qeverisë zoti Kurti”, theksoi Egro.

https://a2news.com/2021/03/23/dialogu-me-serbine-bejdo-kurti-duhet-te-shfrytezoje-administraten-e-re-amerikane/

A2 CNN Livestream

Dita jonë