Dialogu me Serbinë, Kurti: Reciprociteti i plotë zëvendëson taksën 100%

Taksa 100% për mallrat e Serbisë po shkon drejt pezullimit. Kryeministri Albin Kurti tha se ajo masë ndëshkuese do të zëvendësohet nga reciprociteti i plotë politik, ekonomik dhe tregtar. Shefi I ri I qeverisë së Prishtinës mbajti këtë qëndrim në prani të shefes së Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova, me të cilën mbajti dhe një konferencë për shtyp.