“Diga” e Berlinit, nga kushtet e Bundestagut për Ramën te shqetësimet e opozitës

Vizita në Shqipëri, shënon dhe të fundit për Angela Merkel si kancelare në krye të qeverisë gjermane, por dhe fundin e një epokë 16 vjeçare për politikat e Jashtme të Gjermanisë. Ndaj Shqipërisë, Berlini ka qenë gjithmonë mbështetës sa i përket reformave që hapnin rrugën e integrimit, duke vijuar me qeverinë Rama një qasje që kishte shfaqur edhe më herët ndaj ekzekutivit të Sali Berishës.