Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Digjet raundi i dytë për presidentin, Spaho: Proces mafioz, propozuan emra pa i pyetur më parë

Nga A2 CNN
23 Maj 2022, 20:34 | Politikë
Digjet raundi i dytë për presidentin, Spaho: Proces mafioz, propozuan

Deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Rithemelimit, Edmond Spaho e cilësoi një proces mafioz atë të zgjedhjes së presidentit, i cili tashmë ka shkuar në raundin e tij të tretë pa asnjë emër për të votuar.

I ftuar në Debat me Alba Alishanin, Spaho u shpreh se për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit mungon transparenca, ndërkohë që për Edi Ramën tha se ndonëse bën sikur kërkon gjithëpërfshirje, e ka përcaktuar emrin për president.

“Ky është një proces që po merr karakteristikat e një procesi mafioz ku mungon transparenca dhe gjithëpërfshirja. Edi Rama e ka në kokë emrin e tij dhe do e nxjerrë në dy raundet e fundit. Por tani duhet të krijojë përshtypjen e një procesi të gjerë konsultimi dhe pjesëmarrje. Për këtë po përdor disa individë në opozitë që janë bërë pjesë e lojës së tij. Jo vetëm janë përdorur, por janë përdorur në mënyrën më të keqe të mundshme. Unë nuk besoj se është një përdorim nga padija, pasi kemi folur pafund për këtë çështje. Kushdo me një analizë të ftohtë është shprehur se ky është një proces farsë. Edi Rama do të bëjë gjithçka që të marrë dhe atë pjesë të pushtetit që nuk e kontrollon. Por kjo do t’i bëjë më shumë dëm. Shpirti i Ramës ka treguar se do që çdo gjë ta ketë në duart e tij. Hidhet për ta marrë atë pushtet dhe pse nuk i shton asgjë. Ai kontrollon gjithçka”, tha Spaho.

Më tej, Spaho dënoi dhe përfshirjen e pjesës tjetër të demokratëve në negociata me mazhorancën për presidentin pasi sipas tij koha e tregoi që u përdor.

Për deputetin e Rithemelimit, Alibeaj nuk është caktuar prej askujt për të negociuar për presidentin, ndërsa për emrat e propozuar u shpreh se të paktën duhet t’i kishin pyetur më para.

“Nëse vërtetë donte të përfshinte opozitën, do ishte krejt normale që presidentin ta zgjidhte opozita. Tani maskat po hiqen. Nëse deri dje po flitej për bashkëpunim me opozitën, doli se ishte fasadë. Kjo është një marrëveshje Rama-Basha dhe Alibeaj është një mashë që është lënë për të përzierë zjarrin sipas interesave. Askush nuk e ka autorizuar Alibeajn të bëjë këto gjëra. Ai po i bën në emër të vetë dhe Lulzim Bashës. Një grup individësh u grumbulluan dhe propozuan disa emra për të cilët nuk ishin konsultuar me ata individë. Të propozosh emrin e dikujt të paktën duhet ta kesh konsultuar paraprakisht”, u shpreh Spaho.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli