Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Dilaveri flet me ironi për rritjen e pagave: Nisi nga hallexhinjtë, sektor prioritar Parlamenti

Nga A2 CNN
24 Maj 2023, 21:45 | Aktualitet

Të enjten në seancë plenare, parlamenti pritet të miratojë reformën e pagave, pas premtimit të kryeministrit për të rritur pagën mesatare në sektorin shtetëror në 900 euro. Por, ajo që ka ndodhur, me propozim të vetë deputetëve që do të ngrenë dhe kartonët, pagat e tyre, si dhe të funksionarëve të lartë të shtetit do të rriten nga 65% deri në 98%. Ndërkohë që për pjesën të administratës, në këtë vit të parë të reformës do të bëhet vetëm një rritje prej 7%. Ky nivel përkon pak a shumë me normën e inflacionit, çka do të thotë se bëhet fjalë jo për rritje, por thjesht për indeksim pagash. Por edhe kjo kategori është e privilegjuar krahasuar me një pjesë tjetër të popullsisë, të cilët nuk do të përfitojnë asgjë dhe që janë pensionistët dhe ata me ndihmë ekonomike.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani