Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Dimër i gjatë dhe i ashpër, rreth 37% e familjeve shqiptare s'mund ta mbajnë shtëpinë të ngrohtë

Nga A2 CNN
2 Shtator 2022, 16:42 | Sociale

Dimri po vjen dhe më shumë se 284 mijë familje, apo thënë ndryshe 37 për qind e totalit nuk mund të mbajnë shtëpitë e tyre të ngrohta siç duhet.

Në këtë përfundim del Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në një raport-analizë ku e rendit Shqipërinë si vendin e dytë pas Kosovës me nivelin më të lartë të qytetarëve që nuk kanë mundësi të përballojnë të ftohtin.

Ka edhe nga ata që si zgjidhje për të qenë ngrohtë kanë pasur drutë, por këtë dimër edhe ato do duhet t’i përdorin me kursim.

Në dokumentin e publikuar, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë rekomandon hartimin e një programi për zbutjen e varfërisë energjetike, rinovimin e ndërtesave, ndërrimin e pajisjeve elektroshtëpiake, përmirësimin e sistemit të ngrohjes për të siguruar eficiencë energjie me kosto të ulët, si dhe dhënin e mbështetjes për burimet e rinovueshme të energjisë.

https://a2news.com/2022/09/02/energjia-do-ti-kushtoje-buxhetit-shqiptar-500-milione-euro-rama-be-ja-mos-te-bej-gabimet-e-pandemise/

A2 CNN Livestream

Dita jonë