Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Dimri i tretë në Klos, banorët dalin nga çadrat e mykura dhe rifuten në shtëpitë e dëmtuara

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2021, 14:04 | Aktualitet
Dimri i tretë në Klos, banorët dalin nga çadrat e mykura

“Nuk dua të jetoj më në çadër, më bëni shtëpi të re”. Eni vetëm 8 vjeç, është më i vogli i familjes Hani. Tërmeti i 26 nëntorit 2019 dëmtoi banesën e tyre, në fshatin Benj të Klosit, duke u shpallur e pabanueshme.

Dimrin e parë, kjo familje me katër fëmijë e kaluan në çadër, por temperaturat ekstreme dhe lagështia, e dëmtuan strehën e tyre të përkohshme. Në pamundësi për t’u larguar nga fshati, ndonëse trajtohen me bonus qiraje u rikthyen në muret e krisura të shtëpisë së vjetër në majë të këtyre kodrave.

“Babai la punët e fshatit për të emigruar për herë të parë në jetë”.

Në çadër tani strehohen rezervat e tyre dimërore.

“Kam futur barin e bagëtive dhe drutë e dimrit”.

Kjo nuk është e vetmja familje që rrezikon të qëndrojë në ndërtesën e dëmtuar më 26 nëntor 2019. Edhe Mersin Hoxha ka dalë nga çadra e ndërkohë që banesa e tij është duke u shembur, thotë se nuk ka rrugë tjetër.

Në fshatin Benj të Klosit, ka dhe familje të tjera që kanë dalë nga çadra dhe janë rikthyer në banesat e dëmtuara për shkak të kushteve, me shpresën se ndonjë fadromë e shtetit po vjen t'u ndërtojë shtëpinë.

Përveç 11 bashkive ku u shpall “Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore”, qindra banesa të tjera që u dëmtuan në Klos, Elbasan dhe Vlorë nuk u përfshinë në “Programin e Rindërtimit”.

Kësisoj, pronarët e këtyre banesave nuk mundën të përfitonin dhe as nuk do të përfitojnë grante.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli