“Dinjiteti përballë totalitarizmit”, fushatë e Autoritetit të Dosjeve për mos të harruar

Më 23 gusht kujtohet “Dita Ndërkombëtare e Kujtesës së viktimave nga regjimet totalitare” ndërsa sot është “Dita e të zhdukurve me forcë”.
Autoriteti i Dosjeve në kuadër të këtyre datave filloi një fushatë e quajtur “Dinjiteti përballë totalitarizmit”, ku aktivitete përkujtimorë u mbajtën në 18 gusht në vende “simbol” si Lushnja, Belshi dhe Tepelena, dhe kulmoi me aktivitetin e sotëm në Presidencë, ku u dhanë tituj të mbijetuarve të regjimit. Altin Hoxha, anëtar i Autoritetit, i ftuar në A2 tregon detajet e aktiviteteve si dhe punën e Autoritetit në kuadër të Vettingut.

Shkarkoni aplikacionin e A2