Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Diplomohet studenti më i moshuar, i mbijetoi luftës dhe pandemisë

Nga A2 CNN
31 Korrik 2020, 14:59 | Lifestyle
Diplomohet studenti më i moshuar, i mbijetoi luftës dhe pandemisë

I kam mbijetuar Luftës së Dytë Botërore, pandemisë së koronavirusit dhe tani bëhet i diplomuari më i moshuar në Itali.

Në moshën 96-vjeçare, Giuseppe Paterno, përfundoi me sukses studimet për histori dhe filozofi në universitetin e Palermos. I lindur në vitin 1923, Paterno u rrit në një familje të varfër në Sicili dhe pavarësisht dashurisë për librat nuk i ndoqi dot studimet. Ai shërbeu në marinë gjatë luftës së dytë botërore dhe nga mosha 20-vjeçare punoi në hekurudhë.

Duke mos e lënë moshën të bëhet një pengesë, u regjistrua në universitetin e Palermos në të 90-tat, duke i thënë vetes, o tani o kurrë. Pas 3 viteve studime rigoroze dhe më vonë një pandemi globale, më në fund arriti të merrte diplomën e shumëdëshiruar më 29 korrik.

“Nuk jam një njeri si gjithë të tjerët. Sa i përket moshës i kam kaluar të tjerët, por unë nuk e bëra për këtë. I thashë vetes o tani o kurrë”, tha 96-vjeçari.

Ai u prit me ovacione nga shokët studentë, mësuesit dhe familjarët teksa ecte me ngadalë për të tërhequr certifikatën. Pavarësisht se ishte mbi 70 vjet më i madh se nxënësit e tjerë, ai arriti të diplomohej me vlerësimet maksimale. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani