Distanca më e mirë sociale, pa maskë dhe pa doreza, libri nuk infekton por të shëron

Kemi ardhur pak nga pak në fund të kësaj javë ku refreni i ditëve ka qenë në mos virusi problematik, politika po aq problematike.

Në një përqindje shumë të madhe dëgjojmë ngado për ruajtjen e distancës dhe mbajtjen e maskës si një nga masat për të qenë më të qetë ndaj Covidit.

Por edhe tundimi i nje fundjave jashtë qytetit ku banon është i madh. Nëse do shkëpusnim një thënie për librin atëherë me fjalë të tjera do thoshim. “Libri ka një të veçantë të madhe, të bën të udhëtosh pa lëvizur nga kolltuku”.