Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Dita e dashurisë, historia që fshihet pas festës së Shën Valentinit

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2022, 07:25 | Lifestyle
Dita e dashurisë, historia që fshihet pas festës së

Sot është 14 Shkurti, dita e Shën Valentinit e njohur në shumë vende të botës, si Dita e të Dashuruarve.

Në këtë ditë të veçantë të vitit, pjesa më e madhe e çifteve shkëmbejnë urime dhe dhurata, ndërsa të tjerë e konsiderojnë atë si një festë komerciale dhe të shtrenjtë.

Dita e ka marrë emrin nga një shenjtor i famshëm italian, por ka disa histori se kush ishte ai. Besimi popullor për Shën Valentinin është se ai ishte një prift nga Roma në shekullin e tretë pas Krishtit.

Klaudius, perandori i atëhershëm i Romës, donte që burrat të mos krijonin familje, por të futeshin në radhët e ushtrisë. Kështu ai anuloi të gjitha martesat dhe fejesat e kohës, por Shën Valentini në kundërshtim me urdhrin e rreptë, i martonte çiftet fshehurazi. Kur kjo u mor vesh, peshkopi u arrestua dhe u dënua me prerje koke.

Në burg, Valentini ra në dashuri me vajzën e gardianit dhe kur në 14 Shkurt u dërgua për t’u pushkatuar, ai i dërgoi vajzës që dashuronte një letër me nënshkrimin “Nga Valentini yt”!, pusulla e famshme që dërgohet edhe sot, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë