Dita e fundit e fushatës, analistët: Këto zgjedhje sjellin një klasë të re politike

Në Kosovë qytetarët presin të votojnë të dielën, për të ndryshuar, ashtu si edhe analistët shprehen, politiken e vjetër. Mes pandemisë dhe të ftohtit, kandidatët në zgjedhje kanë shfrytëzuar orët e fundit të fushatës për të kërkuar votën më 14 shkurt. Edhe pse në këto zgjedhje nuk është kandidat për kryeministër, por për president, Ramush Haradinaj thotë se planet i ka të qarta për vitet në vijim, duke mos përjashtuar as bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës.