Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Dita e fundit e fushatës për garën e kreut të ri të demokratëve

Nga A2 CNN
11 Qershor 2021, 14:11 | Politikë
Dita e fundit e fushatës për garën e kreut të ri të

Në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur me demokratët e Peqinit dhe të Paskuqanit. Basha ftoi demokratët të mos harrojnë se kundërshtari i tyre është vetëm Edi Rama dhe se pas 13 qeshorit ata duhet të dalin më të bashkuar.

“Kam refuzuar dhe refuzoj ta përdor këtë garë të brendshme për asgjë tjetër përveçse për t’u bërë bashkë me ju dhe për t’u mobilizuar të gjithë së bashku edhe një herë në betejën që është e vetmja rrugë për t’u përballur dhe për të çmontuar regjimin që kemi përballë. Ndaj, ajo që duhet të bëjmë është që përmes pjesëmarrjes masive të tregojmë forcën tonë, faktin që jo vetëm nuk jemi në gjunjë, por jemi kokëlartë, se betejën e kemi bërë me vlera”, tha Basha. 

https://a2news.com/2021/06/11/komisioni-zgjedhor-hap-listat-e-anetaresise-75-mije-anetare-ndahen-ne-76-komisione/

E ftuar në A2, në emisionin “Dita jonë”, kandidatja Edith Harxhi bëri të ditur se disa prej deputetëve të zgjedhur të PD-së apo kryetarë të degëve të ndryshme kanë sabotuar takimet e saj, duke i vështirësuar fushatën elektorale: “Nuk më kanë ardhur në takime, nuk më kanë sjellë as anëtarësinë. E kanë lënë sallën bosh, as kryetarët e degëve nuk e hapnin telefonin”. 

Para demokratëve të Dibrës, kandidati Agron Shehaj tregoi mënyrën se si ai do të parandalojë shitblerjen e votes: “Do t’i japim arsye pse ai mos ta shesë votën, do t’i tregojmë se çfarë do të bëjmë për të, do t’i rrisim pensionet”.

12 qershori do të shënojë heshtjen elektorale të garës për kreun e ri të PD-së, ndërsa të dielën anëtarësia e PD-së do të shprehet me votë për njeriun që do t’i drejtojë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë