Dita e Verës, Elbasani vazhdon traditën

Elbasani nuk i është trembur shiut. Që prej natës së mbrëmshme festa tradicionale e Ditës së Verës ka sjellë një atmosfere festive me koncerte dhe panaire. Kemi sjellë momente nga aktivitete të ndryshme të organizuara dhe përshtypjet e qytetarëve. Dy simbolet kryesore të Ditës së Verës janë gatimi tradicional i ballokumes dhe vendosja e verores në duar.