“Dita jonë” kujton Rami Malek

Publikuar më: 12/5/2022, ora 08:05

“Dita jonë” kujton Rami Malek

Publikuar më: 12/5/2022, ora 08:05

Rami Said Malek është një aktor amerikan i lindur në Los Angeles. Rami është egjiptian nga origjina dhe ka një vëlla binjak të quajtur Sami Malek, i cili punon si mësues. Debutimi në botën e kinemasë vjen në moshën 25 vjeç, kur ai interpretoi Faraonin Akmenra tek “Një natë në muze”. Viti 2018 është viti i kthesës në karrierën e Rami Malek: aktori interpretoi këngëtarin legjendar Freddie Mercury. Falë interpretimit të tij, fitoi Çmimi Golden Globe për aktorin më të mirë dhe ëndrrën e çdo aktori, statujën e çmimit Oskar. “Si fëmijë, kam kaluar shumë kohë vetëm, duke krijuar personazhe e zëra në dhomën time dhe mendova me vete: ose do të çmendem, ose do të gjej diçka për të kanalizuar këtë energji”, shprehej Rami Malek.