Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Dita jonë” kujton regjisorin e suksesshëm italian Giuseppe Tornatore

Nga A2 CNN
27 Maj 2022, 07:55 | Lifestyle
“Dita jonë” kujton regjisorin e suksesshëm italian

Giuseppe Tornatore është një regjisor, skenarist, producent filmi italian, i cili ka fituar një Oscar në vitin 1990, në moshën 33-vjeçare, për filmin e tij “Nuovo Cinema Paradiso”. Ai lindi më 27 maj 1956 në Bagheria në ishullin e Siçilisë, të cilit më vonë do t’i kushtonte filmin “Baaria”.

Tornatore konsiderohet si një nga regjisorët më të mirë bashkëkohorë të kinemasë italiane dhe çdo film i tij vlerësohet si një ngjarje në kinematografi. Ai fitoi famë botërore për filma të tillë si: "Legjenda e Pianistit", "Malena", "Baaria" e shumë të tjerë.

Në shumicën e filmave të tij, ai ka bashkëpunuar me kompozitorin italian, Ennio Morricone, me të cilin pati një miqësi të ngushtë dhe i kushtoi edhe një film dokumentar pas vdekjes së tij. Në vitin 2010, Tornatore laureohet me çmimin "Honoris Causa", për kontributin në televizion dhe kinema, dhënë nga Unversiteti i Milanos.

A2 CNN Livestream

Dita jonë