Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Dita jonë” kujton shkrimtarin e njohur Oscar Wilde

Nga A2 CNN
8 Korrik 2022, 08:27 | Aktualitet
“Dita jonë” kujton shkrimtarin e njohur Oscar Wilde

Oscar Fingal O'Flahertie Wills Wilde, i njohur si Oscar Wilde, ishte një shkrimtar irlandez, aforist, poet, dramaturg, gazetar dhe eseist, eksponent i dekadencës dhe të estetikës britanike. Thelbësisht shumë i rafinuar, me një stil nganjëherë goditës dhe të papërmbajtur, ai donte të zgjonte vëmendjen e lexuesve të tij dhe t'i ftonte ata për të reflektuar. Ishte mbështetës i zjarrtë i metafizikës, besonte te fuqitë e errëta, që rrethojnë jetën tonë.

Interesat e tij metafizike duken thellë te “Portreti i Dorian Greit”, që shokoi kritikët e kohës së tij. Oscar Wilde ishte një shkrimtar i madh, i cili provokoi pseudo – etikat e epokës së tij.

Ishte një njohës dhe një admirues i shkrimeve të grekëve të lashtë. Besonte se Qytetërimi i lashtë grek mishëronte bukurinë dhe harmoninë. Veprat e tij mbeten të freskëta dhe aktuale akoma dhe në ditët e sotme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë