Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

"Dita jonë" përkujton 45-vjetorin e lindjes së këngëtares Shakira

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2022, 07:24 | Lifestyle
"Dita jonë" përkujton 45-vjetorin e lindjes së

“Duke u rritur u bëra më shumë mendjehapur dhe zbulova një dëshirë të fortë; të çlirohem nga kufijtë që të imponon kultura”. Me këtë shprehje, "Dita jonë" përkujtoi 45-vjetorin e këngëtares Shakira.

Shakira ka lindur në Kolumbi nga një familje me përzierje kulturash. Babai i Shakirës është arab me origjinë libaneze, nëna nga Kolumbia dhe paraardhësit ishin spanjollë dhe italianë. Ajo është ndoshta këngëtarja më e suksesshme e Amerikës Latine në skenën moderne, me shitje nga 50 deri në 60 milionë albume.

Nuk është për t'u habitur që Shakira u bë një yll botëror, ndërsa ishte akoma shumë e re. Në vitin 2011, Shakira u nderua me çmimin Latin Grammy dhe në vitin 2012 mori Urdhrin e Arteve dhe Letërsisë.

Në pranverën e vitit 2010, Shakira u njoh me futbollistin spanjoll Gerard Pique, babai i fëmijëve të saj, i cili gjithashtu ka ditëlindjen më 2 shkurt. Më 29 Mars 2011, këngëtarja publikoi foton e tyre të përbashkët në rrjetet sociale me mbishkrimin: "Ju prezantoj diellin tim".

A2 CNN Livestream

Dita jonë