Dita Kombëtare e Drejtësisë, ndërkombëtarët: Vendi ka nevojë për brezin e ri të magjistratëve

Drejtësia në vend është e monitoruar dhe ajo funksionin në çështje konkrete. Kur vjen fjala te ndëshkimi i personave të akuzuar për krime, ndërkombëtarët që financojnë miliona euro për sistemin thonë hapur se drejtësia në këtë vend po funksionon.

“Vendimi i fundit për Klement Balilin është thjeshtë një shembull se si sistemi dhe procesi funksionon. Një kriminel i njohur u arrestua pasi u vetëdorëzua. Pronat e tij u sekuestruan për të parandaluar aktivitete të tjera të mundshme kriminale. Dhe këtu ne kemi një gjyq të drejtë. Ai u shpall fajtor dhe tani është dënuar. Një tjetër shembull se si procesi po funksionon është çështja e Emiliano Shullazit. Një tjetër kriminel i njohur. Ai është hetuar, arrestuar, akuzuar dhe lejuar që të mbrojë veten, në respektimin rigoroz të ligjit. Rrjeti, së fundi, mori një vendim të bazuar në fakte dhe ligj”.

Kur reforma në drejtësi po avancon me vettingu po dëbon nga sistemi prokurorë e gjyqtarë të korruptuar, organi i akuzës është në kolaps. Kreu i Prokurorisë së Tiranës, thotë se ngarkesa i bënë shpesh çështjet të zvarriten. Ajo bën apel për magjistratët të bëhen pjesë e sistemit. Apelit të saj i është bashkuar edhe OPDAT.

“Dhe unë kam një mesazh për të gjithë ju që jeni sot këtu. Sistemi po fillon të funksionojë. Ju bëj thirrje të gjithëve qetë bëheni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë. Shpresoj që një ditë ju të jeni të guximshëm, kreativë dhe profesionistë ligjorë që do të ndihmojnë të vendosin drejtësi për qytetarët Shqiptarë. Ish-kryeprokuroi i Antimafias italiane, Francesko Mandoi deklaroi se pushteti i së drejtës, ndërtohet ne ndëshkim dhe jo në shifra.

“Me pyeten në një intervistë, sa persona ka arrestuar gjatë karrierës time dhe unë i përgjigjem: nuk i kam numëruar ata që arrestova madje as ata që kam dënuar. Por për një gjë jam i siguritë, janë arrestuar dhe dënuar ata që unë mendoja se brenda kodeve tona meritonin të ishin të dënuar”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN