Dita ndërkombëtare e marinarëve, roli i detarëve në ekonomi, mes sakrificave dhe bashkëjetesës me dallgët

Vapori do të niset së shpejti! Një varkë druri lëkundet nga vala, nga vala e kaltër adriatike dhe bri vaporit të madh hesht, hesht e vjetër, melankolike…Direkët e vinçat puth mëngjesi i lirë, sirenat shkruan mbi det nëntë germa: Lamtumirë!” Kur sirenat oshëtijnë për të sinjalizuar nisjen e anijes për në destinacionin e radhës, bashkë me të largohen nga toka dhe ekuipazhet që orientojnë atë e që lënë pas atë që kanë ndërtuar në tokë.