Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Dita ndërkombëtare e “Shkopit të Bardhë”, 10 mijë të verbër kërkojnë anulimin e ligjit

Nga A2 CNN
15 Tetor 2019, 16:13 | Aktualitet

Nga katër pjesëtarë të familjes Shametaj, tre janë të verbër. Ashtu si kryefamiljari Ervisi edhe dy vajzat e tij të mitura kanë lindur me 50% të shikimit dhe rrezikojnë errësirën e plotë. Ervisi ka ardhur nga Durrësi me vajzën 2 vjeçe për të protestuar para kryeministrisë. Reforma për aftësisë e kufizuar thotë se i ul ndjeshëm pagesën e invaliditetit, duke i rrezikuar jetesën e familjes. Çfarë jete do të bëj unë i papunë, me gruan e papunë, çfarë do të bëj me 130 mijë, po tani që do të na heqë dhe pensionin. Çfarë duhet të bëjmë, të vjedhim?”, thotë Ervisi. Ne ditën ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, të verbrit e kategorive të ndryshme kërkojnë anulimin e reformës që prej tyre cilësohet vrasëse për mijëra familje. “Ka cenim te pagesave, të grupeve, po preket statusi i të verbrit, paraplegjikut dhe tetraplegjikut, duke mos i përjashtuar nga taksat dhe tatimet, shërbimet kryen nga organizata që në të vërtetë janë në shërbim të qeverisë”, thotë Ardjan Hysa, kryetar i Shoqatës e të Verbërve. Në Shqipëri janë 10 mijë të verbër, ndër ta 1500 fëmijë. Me reformën e re personat me aftësi të kufizuar do të ndahen në nivele, jo vetëm sipas kriterit mjekësor por dhe gjendjes psiko-sociale. Për përfaqësuesit e ministrisë se mirëqenies sociale ky projekt mbështetet në modele europiane, ndërsa për personat me aftësi të kufizuar si Ervisi është skema e re e varfërisë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani