Dita që ndryshoi Amerikën

Më 11 shtator 2001, 19 militantë, pjesë e grupit ekstremist islamik, Al Qaeda, rrëmbyen 4 avionë dhe ndërmorën sulme, të mirë organizuara, në zemër të Amerikës. 2 avionë, njëri pas tjetrit, kishin objektiv “World Trade Center” në Nju-Jork, një avion i tretë goditi Pentagonin dhe një i katërt ra në një fushë, pa e arritur objektivin, në Shanksville, Pensilvani. Thuajse 3 mijë vetë humbën jetën në një ditë të vetme nga sulmet terroristë, sulme të cilat nxitën Shtetet e Bashkuara të nisin një luftë të ashpër kundër terrorizmit dhe terroristëve, nën presidencën e presidentit të kohës, George W.Bush.

Por çfarë ndodhi në më pak se 2 orë, në ditën që asnjë amerikan nuk do ta harrojë kurrë: 11 shtator 2001?