Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Ditëlindja e 70-të e “carit” të Rusisë, Putin merr dhuratë pjepër, traktor dhe një paradë ushtarake

Nga A2 CNN
7 Tetor 2022, 20:15 | Bota
Ditëlindja e 70-të e “carit” të Rusisë, Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e kaloi datëlindjen e tij të 70-të në punë, si një ditë të zakonshme, por të paktën jo i vetmuar.

Megjithatë as dita më e veçantë e tij nuk ia hoqi vëmendjen nga Ukraina, që duket se tashmë i është shndërruar në obsesion. Për të diskutuar për situatën, në qytetin e tij të lindjes, Shën Petersburg, mblodhi krerët e disa prej vendeve, që dikur kanë qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik, ndoshta për t’i plotësuar dëshirën e tij të fundit, ringjalljen e “botës ruse”.

 “Përveç Ukrainës, ku ndodhin ngjarje vërtet tragjike, për fat të keq ndodhin herë pas here konflikte midis shteteve të tjera të afërta në hapësirën post-sovjetike. Duhet të marrim masa për zgjidhjen e tyre”, deklaroi ai.

https://a2news.com/2022/10/07/cari-i-rusise-mbush-70-vjec-si-kaloi-putini-ne-anen-e-erret-te-historise/

Megjithatë surprizat nuk i munguan. Pyetjes së gazetarëve se çfarë dhurate i kishte sjellë Putinit për ditëlindje, presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, iu përgjigj me një traktor.

Presidenti i Taxhikistanit, Emomali Rahmon, tha se i dhuroi Putinit një grumbull të madh me bostan dhe shalqinj. Ndërsa liderët e tjerë nuk treguan nëse në Rusi kishin ardhur me duart bosh apo plot.

Një urim për shefin e Kremlinit erdhi edhe nga miku I tij I ngushtë, njëkohësisht një aktor mjaft I famshëm në perëndim.

https://a2news.com/2022/10/06/zbulohet-fundi-me-i-mundshem-i-putinit/

 “Sapo kuptova që sot është një ditë shumë e rëndësishme. Sot është ditëlindja e presidentit Putin. Thjesht mendoj se tani po jetojmë në kohë shumë të vështira, por ai është një nga liderët më të mëdhenj botërorë dhe një nga presidentët më të mëdhenj në botë”, deklaroi aktori Steven Seagal.

Madhështia i erdhi nga Çeçenia. Lideri I këtij territori brenda Federatës Ruse, Ramazan Kadyrov, organizoi një paradë masive ushtarake, duke rreshtuar mijëra forca dhe mjete luftarake në Grozny, për të festuar ditëlindjen e mentorit të tij, Vladimir Vladimiroviç Putin.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu