Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ditëlindja e shkrimtarit, Fatos Kongoli i duartrokitur për kontributin në letrat shqipe

Nga A2 CNN
12 Janar 2021, 16:55 | Aktualitet

Në lëkurën e Fatos Kongolit, ky ishte eventi që bëri bashkë botues, studiues e përkthyes të  autorit që sot feston 77-vjetorin. Arsye pse kjo festë u cilësua kështu ishte pikërisht një nga romanet më domethënës të shkrimtarit, "Lëkura e qenit".

Pas një periudhe të vështirë nga ana shëndetësore, Fatos Kongoli i padorëzuar u rikthye për të na sjellë dy vepra të reja.

Ishte e shkruar, mendon ai, që të kthehej te lexuesi i tij, te një lexues që 12 janarin e lidh edhe me ditëlindjen e tij, ku ishin të ftuar edhe shkrimtarë si Besnik Mustafaj dhe Edmond Tupja.

Pamje nga takimi letrar

Edhe pse në kushte pandemie, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit i organizoi një takim letrar, si një mirënjohje për kontributin e tij në letrat shqipe. Autori feston 77 vjetorin e lindjes.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani