Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Ditët e Alfabetit, 112 vite nga Kongresi i Manastirit

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2020, 13:29 | Aktualitet
Ditët e Alfabetit, 112 vite nga Kongresi i Manastirit

112 vite që prej mbajtjes së Kongresit të Manastirit, Ditët e Alfabetit mbeten ditë feste për shqiptarët. Edhe këtë nëntor, kongresi përsëritet, këtë herë në Shkup, për shkronjat e alfabetit që përdorim sot.

Ardit Bido, drejtori i Arkivave të Shqipërisë, ishte pjesëmarrës në këtë akademi shkencore, ku theksoi rëndësinë e botimit të kujtimeve të Parashqevi Qirjazit, që gjendeshin në Arkivin Qendor të Shtetit: “Më vjen mirë që kulmimi i kremtimeve këtu në Maqedoninë e Veriut, lidhur me Kongresin e Manastirit, është botimi i kujtimeve të Parashqevi Qirjazit, një dosje e cila gjendet në Arkivin Qendror Shtetëror të Shqipërisë dhe falë bashkëpunimit të DPA-së dhe Institutit tuaj të Trashëgimisë Kulturore, sheh dritën e botimit për të gjithë studiuesit shqiptarë”.

Qirjazi ka pasur një rol të rëndësishëm në kongresin e mbajtur në Manastir (14-22 Nëntor 1908). Si përfaqësuese e Shkollës së Vashave të Korçës, ajo ishte e vetmja delegate femër në Kongres. Në vitin 1909, Parashqevia shkroi “Himnin e alfabetit” dhe botoi një abetare me alfabetin e ri.

A2 CNN Livestream

Dita jonë