Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ditët e vështira të toreadorëve, miliona euro të humbura nga pezullimi i festivaleve me dema

Nga A2 CNN
16 Maj 2020, 14:04 | Lifestyle

Zakonisht në këtë periudhë të vitit, arena Las Ventas e Madridit është plot me matadorë, të cilët përballen me demat rreth 500 kg, në betejat ditore gjatë festivalit vjetor San Isidro. Por sheshet në të gjithë Spanjën janë bosh këtë sezon, pasi epidemia e koronavirusit i ka mbajtur matadorët, por edhe fansat e këtij sporti të bllokuar në shtëpitë e tyre për javë të tëra.

Festivalet e mëdha si San Isidro, panairi i prillit të Seviljes apo San Fermin i Pamplonës, programuar në muajin korrik, janë anuluar, dhe demat janë dërguar në “rancho”-t ku çohen më pas direkt për në thertore. Kjo mbyllje mund të sjellë një goditje fatale për këtë lloj spektakli kontrovers, që dikur poeti Federico Garcia Lorca, do ta quante si gjëja e fundit serioze.

Arena e Corrida-s, e boshatisur prej koronavirusit

Tradicionalisht një pjesë emblematike e kulturës spanjolle ka luftuar për mbijetesë ne dekadat e fundit. Megjithëse ende të ashtuquajturat festivale të mëdha tërheqin turmat, interesi i publikut për luftimin me dema është zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme.

Qeveritë lokale kanë shkurtuar fondet për të tilla festa, politikanët e krahut të majtë e kundërshtojnë këtë lloj manifestimi dhe një lëvizje anti-betejë me dema ka rrëmbyer titujt e parë të gazetave. Disa qytete dhe rajone, në veçanti Katalonja, tashmë ndalojnë përleshjet me dema ose siç quhen ndryshe “Corrida”.

Edhe pse Spanja ka filluar të lehtësojë bllokimin pas pandemisë së koronavirusit nuk është ende e qartë nëse do të zhvillohet ndonjë Corrida përpara fundit të sezonit, që korrespondon në muajin tetor, për rritësit e demave do të ishte e tmerrshme.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani