Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ditmir Bushati i vendos kushte qeverisë, cakton detyra dhe afate për negociatat

Nga A2 CNN
1 Tetor 2019, 20:17 | Politikë
Ditmir Bushati i vendos kushte qeverisë, cakton detyra dhe afate për

Jo vetëm Bundestagu gjerman, por edhe ish-numri 1 i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati, i vë kushte dhe afate Tiranës zyrtare për hapjen e negociatave, të cilat i depozitoi në Komisionin parlamentar për çështjet e integrimit.

Amendamentet e tij propozojnë disa ndryshime në draftin e hartuar bashkërisht nga mazhoranca dhe opozita në Parlament.

“Kuvendi i Republikës së Shqipërisë angazhohet në përfundimin e reformës zgjedhore brenda vitit 2019, në përmbushje të rekomandimeve të OSBE-ODIHR, për të garantuar një proces të lirë, të drejtë dhe demokratik. Kuvendi i kërkon Këshillit të Ministrave të konsolidojë ritmin e reformave, veçanërisht me fokus sundimin e të drejtës dhe liritë e të drejtat themelore. Kuvendi i kërkon Këshillit të Ministrave që të paraqesë brenda datës 31 tetor 2019 planin e punës, metodologjinë, planifikimin e burimeve njerëzore dhe financiare në mbështetje të procesit te bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian”.

Bushati nuk ishte prezent në Komision, por burime nga mazhoranca bënë me dije se propozimet e tij shkresore do të reflektohen në projektrezolutë.

Debati publik i Komisionit të Integrimit, u fokusua te nevoja për plotësimin e 9 kushteve të Gjermanisë, për të cilën u angazhua edhe mazhoranca edhe opozita parlamentare.

A2 CNN Livestream

Dita jonë