Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Diversifikimi i energjisë, 45% e energjisë në 2030 synohet të sigurohet nga burimet e rinovueshme

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2021, 16:07 | Aktualitet
Diversifikimi i energjisë, 45% e energjisë në 2030 synohet

Shqipëria synon që deri në vitin 2030 të arrijë që 45% të energjisë që konsumohet në vend ta prodhojë nga burime të rinovueshme.

Është ky pikësynimi i vendosur në draft-planin e ri për energjinë, efektet e të cilit shtrihen në 10 vite. Ndërtimi i parqeve fotovoltaike vlerësohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si shtylla të arritjes së këtij objektivi. Por, a ka Shqipëria kushte të favorshme për zhvillimin e këtij tregu?

Për A2 CNN, Anduel Çekrezi, ekspert për energjinë, shprehet: “Është një nga burimet më të qëndrueshme dhe të besueshme për vendin. Është teknologji e favorshme për vendin, pasi kemi më shumë rrezatim diellor sesa vendet e tjera të rajonit”.

Për ekspertë, përdorimi i energjisë së rinovueshme sjell përfitime, duke përfshirë një ulje të emetimeve të gazrave serë, diversifikimin e furnizimeve të energjisë dhe një varësi të zvogëluar nga tregjet e karburanteve fosile. Por, sa i mundur është targeti prej 45 për qind?

“Mund të arrihet, por ka nevojë për disa komponentë, që për mendimin tim janë demokratizimi dhe diversifikimi i sistemit”, shprehet Çekrezi.

Për të përmbushur pritshmëritë, sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, duhet përparuar në ndërtimin e parqeve fotovoltaike të Karavastasë dhe Spitallës deri në vitin 2023, që do të prodhojnë 240 megavat energji fotovoltaike në total. Ndërkohë, deri në vitin 2030 nga burimet fotovoltaike prodhimi do të rritet me 490 megavat.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani