Dobët në PISA, Mehmeti: Tekstet shkollore, jashtë kontekstit shqiptar – A2

Dobët në PISA, Mehmeti: Tekstet shkollore, jashtë kontekstit shqiptar

Ministria e Arsimit, Besa Shahini fajëson mësuesit dhe programet e vjetra në universitete për rezultatet e arritura në testimin ndërkombëtar PISA 2018. Edhe pse Shqipëria ra me 10 vende krahasuar me vitin 2015, drejtuesit e arsimit vlerësuan reformat në arsim, ndërsa lanë të kuptohet se nuk do të ketë ndryshim të teksteve, pavarësisht kritikave.

Por i ftuar në A2, Ndriçim Mehmeti, ekspert për çështjet e edukimit dhe të arsimit, u shpreh se tekstet tona shkollore janë jashtë kontekstit shqiptar. Për këtë arsye jemi në këtë rezultat.