Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Dogji makinën e kryeplakut në Vermosh, gruaja me probleme mendore lihet e lirë

Nga A2 CNN
18 Prill 2022, 13:36 | Kronikë
Dogji makinën e kryeplakut në Vermosh, gruaja me probleme mendore

Djegia e automjetit të kryeplakut të Vermoshit, Prekë Vata, ka nxjerrë në pah edhe një tjetër problematikë, që në këtë zonë ka vite që shqetëson banorët, por që është një problematikë e evidentuar edhe në qytete të tjera të vendit.

Kryerja e krimeve apo ngjarjeve të shkatërrimit të pronës nga persona me probleme të shëndetit mendor. Pas hetimeve për djegien e mjetit të kryeplakut të Vermoshit, policia identifikoi dhe arrestoi si autore, një grua e cila rezulton me probleme të shëndetit mendor. Por prokuroria nisur nga raporti mjekësor, vendosi lirimin e gruas dhe lënien e saj sërish në gjendje të lirë.

Për kryeplakun e Vermoshit, personi në fjalë prej vitesh është kthyer në shqetësim për banorët e zonës, duke shkaktuar herë pas here dëme dhe shkatërrime të pronës dhe gjësë së gjallë. Dhe në apelin e tij, Prekë Vata, i kërkon institucioneve të marrin masa përpara se të kryhet ndonjë ngjarje tjetër.

Trajtimi në mënyrë ambulatore i personave me problem të shëndetit mendor është një shqetësim, pasi jo në pak raste ata kanë kryer edhe krime të rënda kundër jetës së personit, ndërsa institucionet ende nuk i kanë kapacitet as për t’i kontrolluar dhe as për t’i mbajtur të mbyllur në qendra të posaçme.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani