Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Doktori Allkja, thirrje për ministren e Shëndetësisë: Trajnoni mjekë për kujdesin intensiv

Nga A2 CNN
6 Prill 2020, 21:19 | Aktualitet
Doktori Allkja, thirrje për ministren e Shëndetësisë:

Doktori Ilir Allkja i ka dërguar një letër ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ku i kërkon që të nisë trajnimi i mjekëve dhe infermierëve shtesë për të shërbyer në njësitë e kujdesit intensiv.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e “Ditari” në A2, Allkja shpjegoi kërkesën e tij: “Në Francë po përgatisin mjekë dhe infermierë që të jenë të gatshëm për të shërbyer në njësitë e kujdesit intensiv. Komplikacionet nuk mund t’i menaxhojë një mjek apo infermier i zakonshëm. Me këtë ritëm që ka koronavirusi te ne, kemi mjaftueshëm staf për kujdesin intensiv, por qeverisja duhet të shohë më larg dhe të llogarisë një skenar më të keq. Kemi respiratorë dhe staf të specializuar mjaftueshëm, por ashtu siç po mendojnë vendet e tjera të gjunjëzuara nga epidemia, duhet të mendojmë edhe ne”.

“Duhet menaxhuar intubimi, gjendja septike dhe gjendja e shokut. Këto janë komplikacione të rënda, por që ndodhin. Pikërisht për këto komplikacione duhet staf rezervë”, theksoi Allkja.

Kur u pyet nëse ka marrë përgjigjje për letrën e tij, Allkja u përgjigj: “E dija që nuk do të merrja reagim, pasi këtu gjërat politizohen skajshëm. Në krahun e qeverisë janë profetët, të tjerët janë profanët”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli