“Doku-fest” online, pandemia kushtëzon një edicion ndryshe në Prizren

Pandemia ka bërë që shumë aktivitete kulturore në Kosovë të ndërpriten dhe të pezullohen. Por, dy festivalet e filmave në Prizren, ai i filmit dokumentar “Doku-Fest” dhe festivali i filmit të animuar “Ani-Bar”, sivjet do t’i qëndrojnë publikut të tyre afër nëpërmes platformave online.