Dom Gjergj Meta: Ka ardhur koha të jetojmë me dhe për Zotin

Mbyllja e detyruar në kushtet e shtëpisë na bën të rimendojmë disa nga gjërat që i kemi vlerësuar si më të rëndësishmet në jetë. Zakonisht flasim për rroba të bukura, ora të shtrenjta, makina dhe para’, ndërsa tani po përqendrohemi tek vlera e jetës njerëzore, shëndetit dhe familjes. I ftuar në “Dita Jonë” për të folur për këto vlera, Dom Gjergj Meta, Ipeshkëv i Rrëshenit.