Domate hi-tech.. dhe shija rregullohet sipas dëshirës
Një fermë ‘smart’ në Kinë, ka arritur të përmirësojë shijen dhe prodhimin e domateve me anë të teknologjisë digjitale me sensorë dhe kontrollues. Në Shandong të Kinës, më shumë se 300,000 bimë domate me shije të personalizuara rriten në një serë me xhama . Inxhinierja e kësaj ferme ‘smart’, Fu Venki thotë se ata mund të rrisin domate të çfarëdo shije që duan. Por si ndodh kjo? Çelësi për kontrollin e shijes së domateve është raporti sheqer-acid. Në veçanti faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë në përmbajtjen e sheqerit janë uji, plehrat dhe rrezet e diellit.