Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Donacionet për tërmetin, qeveria dhe organizatat mbledhin mbi 28 mln euro

Nga A2 CNN
10 Janar 2020, 20:24 | Aktualitet
Donacionet për tërmetin, qeveria dhe organizatat mbledhin mbi 28 mln

Kur zgjati dorën për të kërkuar para për përballimin e situatës së tërmetit, qeveria premtoi transparencë të plotë se nga vinin dhe si do të shpenzoheshin fondet.

Sot është e vështirë të përcaktosh saktë se sa janë dhuruar dhe kush i menaxhon ato, për shkak se kanalet e donacioneve janë të shpërndara.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në platformën E-Albania janë dhuruar afro 530 mijë euro nga rreth 6200 donatorë. Ndërsa shuma e depozituar në llogaritë bankare të shtetit arrijnë në 13.5 milionë euro, të cilave u shtohen edhe 870 mijë euro nga transfertat përmes Bankës së Shqipërisë, kryesisht nga qeveritë e huaja.

Paralelisht me shtetin të angazhuara në mbledhjen e dhurimeve janë edhe mbi 200 nisma online në GoFundMe, nga të cilat janë mbledhur 4.5 milionë euro. Këtu përfshihen edhe nismat e disa organizatave, që krahas kontributit nga kjo platformë kanë arritur të mbledhin edhe 9.1 milionë euro, bazuar mbi deklaratat e tyre.

I gjithë ky fond do të koordinohet nga Komiteti Kombëtar për Rindërtimin, së bashku me 13 miliardë lekë të akorduara nga buxheti i shtetit dhe në pritje të Konferencës së Donatorëve që do të mbahet më 17 Shkurt në Bruksel dhe nga ku qeveria shpreson të mbledhë 150 milionë euro. Kjo për një total prej 285 milionë eurosh, për një faturë që mund të variojë nga 300 deri në 500 euro, ku diferenca pritet të financohet me hua nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli