Dosja 339, Dako rrëfehet për njohjen me Avdylajt dhe mohon pazaret

“I njoh Avdylajt, por nuk u kam kërkuar të paguajnë për të blerë vota!”. Për disa orë me radhë kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako i është kërkuar informacion nga prokurorët e dosjes 339 në lidhje me shit-blerjen e votave të zgjedhjeve vendore.
Prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi e kanë pyetur hollësisht për të gjithë personat që shfaqen në dosjen “e famshme”. Hetimi është veçuar nga Dosja 339 që në maj të vitit 2017 duke hapur një çështje të re të quajtur 339/1.
Shkak për këtë u bë publikimi i përgjimeve të kryebashkiakut me “Niçen” e Shijakut (Altin Avdyli) që tashmë ndodhet në qeli i akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar të trafikut të drogës dhe tjetërsimit të pronave në bregdet.
Por burimet e rezervuara në organin e akuzës thanë se pas zbardhjes së mbi 70 CD-ve ka përgjime telefonike të zyrtarëve të tjerë të lartë.

Shkarkoni aplikacionin e A2